Atmosfera e
Kurban Bajramit në Arizona
By: Shamshad Khan
Me datën 6 Nëntor
2011, qindra njerëz të komunitetit
mysliman Shqiptarë Amerikan të
Arizonës, u mblodhën në qendrën
Foothils Recreation Center të
qytetit Glendale, për faljen dhe
ligjëratën e Kurban Bajramit.
Këtë rrallë, ndryshe nga herët e
tjera, qendra Islame ka marrë me
qira sallën e sporteve, ku më shumë
njerëz kishin mundësi të falen.
Para faljes së namazit të Kurban
Bajramit, Imam Didmar Faja mbajti
ligjëratën e rastit në gjuhën shqipe.
Më pas fali namazin e Kurban
Bajramit dhe mbajti Hutben e rastit
duke e filluar atë me lutjet,
falënderimet dhe lavdërimet ndaj
Zotit në gjuhën Arabe dhe pastaj në
atë angleze. Mes të tjerash Imami u
ndal në disa mesazhe kryesore që
përmban kjo ditë e madhërueshme. Ai,
duke folur rreth harmonisë që duhet
jetë midis besimtarëve, përmendi që
nuk është e logjikshme të qëndrosh
para Qabes, ose në ç'do faltore të
Zotit, në harmoni me myslimanë të
tjerë, duke përmbushur qëllimin e
krijimit, gjënë më të rëndësishme,
adhurimin, dhe kur je jashtë të
zihesh, të mashtrosh ose të
keqtrajtosh myslimanët. Për ç’ka?
Thjesht për interesin e një fitimi
më të madh material, një status më
të lartë, ose për egoizëm.
Imami gjithashtu përmendi se ngjarja
e Hz. Ibrahimit (a.s.) dhe djalit të
tij Hz. Ismailit (a.s.) është një
ndër shembujt më të bukur të
sakrificës dhe durimit.
"Një pikë tjetër shumë e rëndësishme,
- shtoi ai, është respektimi i grave
dhe mirësjellja ndaj tyre. Për
besimtarët, pjesë e Haxhit është dhe
ecja e përshpejtuar midis Safasë dhe
Mervasë, në shenjë nderimi për gruan
e Hz. Ibrahimit (a.s.), e cila shkoi
shtatë herë nga njëra kodër në
tjetrën, për të gjetur ujë për
djalin e saj të vogël Ismailin
(a.s.). Ai nderim nuk duhet të mbesë
vetëm thjeshtë si traditë fizike
ecja midis dy kodrave, por të kalojë
në jetën e përditshme, duke bërë
besimtarin të mirësjellshëm ndaj
femrës. Gjithashtu dhe gruaja
myslimane duhet të merret dhe më
shumë me edukimin e brezave të së
ardhmes, që shpresojmë të jenë nga
ata që mbrojnë të vërtetën, në ç’do
kohë dhe vend.
Më pas, të pranishmit u përshëndetën
me njëri tjetrin duke i uruar "Gëzuar
Bajramin".
|


.jpeg)
.jpeg)