ALBANIAN-AMERICAN
ISLAMIC CENTER OF ARIZONA

Qendra Islame
 Shqiptaro-Amerikane e Arizones

IMAM DIDMAR FAJA
Imam Didmar Faja

ADDRESS



View Larger Map

6724 West Greenway Road, Peoria, AZ 85381


 

 

Nga: Malvina Faja

"Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi" bëri jehonë Tekbiri në Greenway Masjid pas faljes së Xhumasë më 30 dhjetor 2011. Ishte Shehadeti e një motre e cila u kthye në Islam dhe ishte personi i dytë brenda një jave që pranon Islamin në xhaminë tonë, elhamdu lillah!

Në këtë ditë të bukur dhe me shkëlqim të fundit të dhjetorit, besimtaret dhe besimtarët e komunitetit tonë, dëshmuan konvertimin  në Islam të zonjës Sally Judah Hodge, e cila është nga Anglia me banim ne Arizona të Amerikës. Sally u prezantua për herë të parë me mësimet e Islamit kur ajo ishte në Angli.

Sally adoptoi emrin Islam Saliha, e cila kohët e fundit është bërë gjithnjë e më shumë e interesuar për Islamin dhe ky interesim e solli atë në pranimin e kësaj feje të bukur.
 
Zonja Qerime Kobeci solli Sally në xhaminë tonë, ku Imam Didmar Faja i sqaroi në detaja shtyllat e Islamit dhe ato të Imanit (besimit). Me të vërtetë Zoti i Madh bëri që zemra e saj tw hapet para të vërtetës. E  emocionuar, ajo përsëriti pas Imamit, "Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi (a.s.) është adhuruesi dhe i dërguari i Tij."                                               

Sa e mahnitshme është të shikosh fuqinë e Perëndisë që udhëzon njerëzit në  rrugën e Tij! Ne dëshirojmë për motrën Sally dhe për të gjithë besimtarët të qëndrojnë të udhëzuar në rrugën e Tij.


 

Welcome to Islam Sister Sally (Saliha)