Tubim
i
dytë
i
komunitetit për
kujtimin e ditëlindjes
së
Muhamedit (a.s)
Ditën e hënë, më 6
shkurt 2012, Qendra Islame
Shqiptare-Amerikane në Phoenix të
Arizonës, ka organizuar ceremoninë e
përkujtimit të Lindjes së Hz.
Muhammedit (a.s).
Aktiviteti ka nisur me këndimin e
disa ajeteve kur’anore nga Imam
Didmar Faja, prijës i AAIC në
Arizona të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Më pas, ai ka prezantuar
të ftuarin e kësaj ceremonie,
Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed
Sytari.
Nëpërmjet video-konferencës, Myftiu
ka përshëndetur të pranishmit dhe u
ka uruar këtë tubim të begatë, në
shenjë të dashurisë dhe respektit
për të dërguarin e All-llahut. Për
rreth 45 minuta, ai ka folur mbi
rëndësinë që ka pasimi i gjurmëve të
Resulull-llahit (a.s) në jetë.
Myftiu ka sjellur argumenta të
ndryshëm, nëpërmjet të cilëve ka
shpjeguar se si bota e sotme
perëndimore po degradon në ndjekjen
e udhëzimeve të shejtanit, duke
ndryshuar ligjet e krijimit dhe
natyrës humane. Këtu ai ka përmendur
shembullin e homoseksualizmit,
përhapjes së drogave, pijeve dehëse,
imoralitetit dhe degjenerimit në
shumë drejtime.
Myftiu ka tërhequr vëmendjen e
besimtarëve muslimanë shqiptarë në
Arizona që ta ruajnë besimin dhe
fenë, si dhe ta përcjellin edhe ndër
fëmijët e tyre pasi, siç ka thënë: “shqiptaria
pa Islam nuk ka kuptim!”.
Myftiu ka folur edhe mbi rëndësinë
që ka përkujtimi i Mevludit të këtij
viti për shqiptarët, të cilët
përkujtojnë në mbarë botën, 100
vjetorin e Shqipërisë.
Me këtë rast, Myftiu është lutur që
kjo besëlidhje e shenjtë e
shqiptarëve me Resulull-llahin të
vazhdojë deri në ditën e fundit të
kësaj bote, duke dëshmuar se Islami
e ka mbrojtur kombin shqiptar nga
tjetërsimi dhe asimilimi.
Në fund të fjalës së tij, Myftiu
është lutur për mbarësinë e
shqiptarëve në Arizona, për
lulëzimin e besimit dhe fesë së
pastër në mesin e muslimanëve atje
dhe për sukseset e mëtejshme të
Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane
të Phoenix-it, që drejtohet me
urtësi nga Imam Didmar Faja.
Myftiu ka këmbyer edhe një
bashkëbisedim të ngrohtë me
kryetarin e bordit të “Greenway
Masjid”, z. Bardhyl Kosavrasti dhe
muezinin e kësaj qendre, H. Ylber
Fetahu, të cilët e kanë falënderuar
në emër të besimtarëve të pranishëm
dhe i kanë uruar suksese dhe mbarësi.
Më pas programi ka vijuar me fjalën
e prijësit të AAIC, Imam Didmar Faja
dhe këndimin e disa ilahive dhe
salavateve nga të pranishmit.
|
|
|
|

